arrestohet pedofiliNjë mësues nga qyteti i Rrëshenit ka rënë në prangat e policisë pas denoncimit të prindërve të një 15 vjeçareje se ai kishte tentuar ta përdhunonte.


Burime nga policia e Rrëshenit bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Ded Gjini, 63 vjeç me profesion mësues në shkollën 9-vjeçare të qytetit, pasi i kishte bërë presion me anë të notës nxënëses së tij 15 vjeçare me iniciale E.V, duke e kërcënuar vazhdimisht që të kryente marrëdhënie seksuale me të.


15-vjeçarja i ka treguar familjarëve për çka i ka ndodhur, të cilët kanë bërë menjëherë denoncimin në polici që ka kryer menjëherë arrestimin e 63-vjeçarit.

13 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)