c_0_articolo_466070_listatakes_itemtake_1_immaginetakeSë fundmi është gjetur një diagnozë e cila po përdoret gjerësisht në Itali nëpërmjet së cilës gjendet rreziku i rishfaqjes së kancerit të gjirit. Në këtë mënyrë identifikohen edhe pacientët të cilët duhet të shmangin kimioterapinë. Problem mbetet kostoja: 3 mijë euro. Por mjekët janë të bindur se institucionet shëndetësore shtetërore shpenzojnë pak për këtë lloj diagnoze.


Shumë gra të operuara nga kanceri i gjirit mund të kursejnë kimioterapinë në të ardhmen, sepse tek ato ajo nuk do të jepte asnjë përfitim shtesë mbi rrezikun e rishfaqjes, krahasuar vetëm me terapinë hormonale. Çështja është: si ta bëjmë këtë? Një test i ri gjenomik, i cili po përdoret gjerësisht në Itali, analizon ekspresionin e 21 gjeneve të përfshirë në kancerin e gjirit, dizenjon profilin molekular të kancerit dhe identifikon atë me probabilitet më të ulët ripërtëritës. Këto padyshim janë një ndihmë dhe një orientim për onkologun i cili pas ndërhyrjes kirurgjikale mund të vendos nëse duhet të procedohet ose jo me kimioterapinë(me të gjithë efektet anësore fizik dhe psikologjik), ose të ndalet vetëm tek terapia hormonale sepse ajo është e mjaftueshme. Ky është një hap përpara, i rëndësishëm mjekësor për një sëmundje të vetme. Testi, i përdorur gjithashtu në SHBA, Kanada, Spanjë, Francë, Greqi, Britaninë e Madhe, është diskutuar në konferencën e trembëdhjetë ndërkombëtare mbi kancerin e gjirit në St. Galles, afër Zyrihut. Ky test nuk është i vlefshëm për të gjitha gratë, por vetëm për ato me kancer të varur hormonal dhe pa metastaza në nyjet limfatike axillary. Pra për ato që janë në stadin fillestar të sëmundjes apo të rishfaqej së saj. ” Bëhet fjalë për dy të tretat e dyzetë mijë të sëmurave italiane çdo vit, për të cilat, si terapi plotësuese pas operimit, kemi propozuar gjithmonë terapinë hormonale dhe kimioterapinë. Por ka një ndryshim të madh kur bëhet fjalë për propozim të kimioterapisë tek një grua që ka një rrezik të vogël ripërsëritës të kancerit të gjirit dhe tek një tjetër e cila e ka më të lartë këtë rrezik.  Të parës i lejohet që mos ta bëjë atë, ndërsa të dytës i këshilloj ta bëjë fuqishëm. Së pari, testi i riprodhueshëm, na tregon se cilat gra janë me rrezik të lartë, me një rezultat që vlerëson përqindjen e përsëritjes dhe së dyti, ai ndihmon onkologun që të seleksionojë gratë që i nevojitet ose jo kimioterapia. Në Itali unë mund të them se ky test i nevojitet rreth 7-8 mijë grave”- saktëson Pronzato Pali, drejtor i Divizionit të Onkologjisë Mjekësore në Shën Martino-Instituti i Xhenovas. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorimi i këtij testi gjenomik (Oncotype Dx) ka reduktuar deri në 45 për qind bërjen e kimioterapisë, në Spanjë 31, në Francë 36 dhe 30 për qind në Greqi. Pra, pas këtij testi, apo ekzaminimi, një në tre gra kandidate të kimioterapisë, nuk e kanë bërë më këtë të fundit sepse është konsideruar e panevojshme.


182241282-f1a2d4a2-e919-4e21-a8a4-0b03c83bf339Pjesa e dhimbshme është e njëjta: kostoja. Testi në fakt kushton rreth 3 mijë euro. Në shumë vende, si në SHBA, testi paguhet nga sigurimet, ndërsa në disa vende të tjera, të tillë si Franca, shteti ndërhyn me rregulla të veçanta. Në Itali, përveç atyre që duan t’i nënshtrohen në mënyrë vullnetare testit, të tjerët e paguajnë nga lekët e xhepit të tyre. Testi është njohur nga udhëzuesit më të rëndësishëm ndërkombëtar (Asco amerikane, Bashkimi Evropian ESMO, NÇN), disa prej të cilëve, si sugjerimet e Shën Gallen në vitin 2011, na rekomandojnë përdorimin vetëm në rastet e pasigurisë terapeutike.


Shenjat e kancerit të gjirit


Një grua duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, nëse vë re shenja jo normale si:


– Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për të. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale.


– Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull.


– Skuqje, mahisje, ënjtje në gjinj apo rreth tyre.


133356262-75a84483-ed59-49f6-a9f7-75e34a81d7f9-th– Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.


– Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë.


– Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.


– Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.


 


Një test i ri gjenomik, i cili po përdoret gjerësisht në Itali, analizon ekspresionin e 21 gjeneve të përfshirë në kancerin e gjirit, dizenjon profilin molekular të kancerit dhe identifikon atë me probabilitet më të ulët ripërtëritës. Këto padyshim janë një ndihmë dhe një orientim për onkologun i cili pas ndërhyrjes kirurgjikale mund të vendos nëse duhet të procedohet ose jo me kimioterapinë


 


Testi në fakt kushton rreth 3 mijë euro. Në shumë vende, si në SHBA, testi paguhet nga sigurimet, ndërsa në disa vende të tjera, të tillë si Franca, shteti ndërhyn me rregulla të veçanta. Në Itali, përveç atyre që duan t’i nënshtrohen në mënyrë vullnetare testit, të tjerët e paguajnë nga lekët e xhepit të tyre.