googleNë internet mund të gjendet gjithçka që është hedhur aty ose pothuajse gjithçka. Ka disa gjëra që mbahen sekret dhe nuk kapen nga motorët e kërkimit dhe në Suedi pati një debat se si të quhen këto të fshehta


E pagugëllueshme


Fjala “e pagugëllueshme” është hequr nga një listë me fjalë të reja të gjuhës suedeze pas një gjyqi për të drejtat e markës. Por kjo fjalë ngrin pyetjen se çfarë mundet dhe çfarë nuk mund të gjendet me një motor kërkimi.


Sot “Google” duket sikur është në ballë të të gjitha të dhënave. Ideja se diçka nuk mund të gjendet në internet duket shumë e çuditshme. Por fjala “e pagugëllueshme” kapi titujt e parë të gazetave pas një mosmarrëveshjeje me kompaninë e motorit të kërkimit dhe institucionit mbikëqyrës të gjuhës suedeze.


Këshilli i gjuhës së Suedisë kërkoi të përfshijë fjalën “e pagugëllueshme” ose në gjuhën suedeze “ogooglebar”, në listën e saj vjetore të fjalëve të reja që hyjnë në këtë gjuhë. Përkufizimi qe që kjo fjalë nënkupton diçka që nuk mund të gjendet përmes përdorimit të një motori kërkimi.


Google kërkonte që përkufizimi të formulohej në mënyrë të tillë që në të të përfshihej vetëm ajo që nuk mund të gjendej duke përdorur motorin e kërkimit google dhe jo çdo lloj motori. Këshilli zgjodhi që ta heqë fjalën nga fjalori në mënyrë që të shmangte një betejë të gjatë ligjore.


Por konflikti sakaq e ngriti pyetjen se çfarë do të thotë “e pagugëllueshme”. Ose më saktë, a janë disa gjëra të pamundura për t’u gjetur me një motor kërkimi dhe nëse po, a janë ata qëllimisht të fshehura?


imagesTë qenët i gjetshëm me motor kërkimi mund të jetë një gjë shumë pozitive ose shumë negative, në disa raste.


Një kompani që zgjedh ta quajë veten 367 mund të kryejë në fakt një vetëvrasje, pasi njerëzit ka shumë gjasa që me një kërkim të tillë do të gjejnë një pafundësi stacionesh autobusi para se të mbërrijnë te faqja e internetit të kompanisë.


Është një situatë e ngjashme për një akademik me emër të zakonshëm që po përpiqet të promovojë një studim. Po të quhesh Mark Smith, për shembull, kërkimi në internet do të të nxjerrë me mijëra të dhëna për njerëz me një emër të tillë.


Por të tjerë mundet që qëllimisht të punojnë për të mos u identifikuar nga google. Interneti, ndryshe nga njerëzit, ka një memorie pothuajse të pagabueshme. Kjo është arsyeja se pse është kaq i vlefshëm. Por ka disa të dhëna që janë të sikletshme.


Imagjinoni një person që është fotografuar në një pozicion të sikletshëm në universitet dhe i është postuar fotoja në internet. Çfarë ndodh në rast se ai kërkon të gjejë një vend pune si avokat? Pikërisht për këtë arsye ka kompani që kërkojnë që të dhënat mbi njerëzit të mos renditen në krye të listës së rezultateve të kërkimit.


Të qenët i pagugëllueshëm nënkupton gjithnjë e më shumë të qenët person privat, thotë Cameron Hulett, ekspert i një kompanie marketingu.


ungoogleable“Ka kompani të specializuara për menaxhimin e reputacionit të njerëzve në internet. Të qenët të pagugëllueshëm është një formë ekstreme – ti jo thjeshtë po e menaxhon imazhin, por po përpiqesh të qëndrosh i fshehtë”, thotë ai.


Pastaj pa rrjete në internet që funksionojnë si vende ankandi për njerëzit që tregtojnë drogë, materiale erotike apo gjëra të tjera të ndaluara. Ka faqe interneti që përdorin programe për të krijuar rrjete anonime. Dhe në disa faqe të aksesueshme që duken të dyshimta, motori i kërkimit mund të vendosë të ndalojë aksesin.


Por dëshira për të mos qenë i kërkueshëm është shumë më e gjerë sesa kaq. Prof Ralph Schroeder, nga Instituti i Oksfordit për Internetin, tregon për aktivistët pro demokracisë në Kinë, të cilët mund të kenë nevojë të përdorin faqe interneti anonime për t’i shpëtuar dhunës së autoriteteve.


Përpjekjet për të shmangur kapacitetet kërkuese të “Google” kanë qenë një farë sporti për një copë herë. Por edhe kompanitë që e shesin informacionin që disponojnë janë në luftë për të ndaluar “Google” të kopjojë dhe indeksojë materialet e tyre.


Megjithatë, “Google” duket se ia del në shumicën e rasteve të marrë çdo informacion në qarkullim dhe një lexues i vëmendshëm mund të përdorë fjalën e duhur të kërkimit për të arritur te rezultati i dëshiruar. I vetmi sektor ku “Google” me të vërtetë vuan, janë fotot. Kur gazetat e vjetra janë skanuar dhe publikuar në internet, “Google” e ka me të vërtetë të vështirë që t’i kapë me motorët e vet.


Përgjigjja


Disa terma kërkimi vijojnë të japin shumë rezultate dhe e bëjnë të vështirë gjetjen e informacionit të dëshiruar.


Disa njerëz synojnë qëllimisht të jenë të fshehtë – për shembull, emri i një bande mund të përdorë një germë apo një simbol që e bën më të vështirë për t’i identifikuar si përgjigje potenciale nga motorët automatikë të kërkimit.


Këshilli i gjuhës së Suedisë kërkoi të përfshijë fjalën “e pagugëllueshme” ose në gjuhën suedeze “ogooglebar”, në listën e saj vjetore të fjalëve të reja që hyjnë në këtë gjuhë


Google kërkonte që përkufizimi të formulohej në mënyrë të tillë që në të të përfshihej vetëm ajo që nuk mund të gjendej duke përdorur motorin e kërkimit “Google” dhe jo çdo lloj motori


Imagjinoni një person që është fotografuar në një pozicion të sikletshëm në universitet dhe i është postuar fotoja në internet. Çfarë ndodh në rast se ai kërkon të gjejë një vend pune si avokat?