Drejtori


Prokuroria zbardh provat për drejtorin e burgut të Shën Kollit në Lezhë, Valentin Miri, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Grupi hetimor ka në dorë përgjime, të cilët vërtetonin se Miri bënte “pazare” me të burgosurit, madje haptazi, ku fliste lirisht me ta, sikur t’i kishte shok të vjetër. “Nga përgjimet ka rezultuar se drejtori jepte një ditë leje nga burgu për shumën e 100 eurove. Ndërsa, nëse të burgosurit donin 5 ditë, atëherë shuma shkonte në 300 euro”, pohojnë burimet nga njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës. Sipas tyre, ka prova se Miri fliste në telefon edhe me të dënuarit brenda në burg, ndërsa linte edhe mënyrën sesi do t’i vinin paratë, nëpërmjet bankave. Pas arrestimit, ai nuk ka pranuar të flasë.