Një sherr mes të rinjve në lagjen ‘Don Bosko’, në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy prej tyre. Ngjarja është shënuar në orët e mbrëmjes, ndërsa një person i identifikuar tashmë nga policia, pas konfliktit me dy të rinj i ka plagosur ata me thikë.
Sipas policisë sherri ka ndodhur për arsye banale, ndërsa dy të plagosurit, që mësohet se kanë marrë plagë të lehta janë dërguar për të marrë ndihme e nevojshme në spitalin ushtarak dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.
14 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)