Takimi në Elbasan
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, zhvilloi dje një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Elbasanit, nga deklaroi se rezultati i kësaj partie në zgjedhjet e 23 qershorit do të jetë një surprizë për politikën shqiptare. Në këtë takim Topi akuzoi qeverisë aktuale që, sipas tij, përpara se t’u bëjë qytetarëve premtime të reja duhet t’i sqarojë ata për gjithçka që nuk ka realizuar në këto tetë vite. Duke iu referuar situatës së përmbytjeve në zonën e Shkodrës, Topi tha se është paradoksale që kryeministri lëviz kudo nëpër Shqipëri, por ka lënë në harresë Shkodrën, fushat e së cilës janë përmbytur nga keqadministrimi dhe keqmenaxhimi i qeverisë. Gjatë takimit, pjesëmarrësit diskutuan kryesisht për situatën parazgjedhore dhe theksuan angazhimin e tyre për të shkuar derë më derë dhe shtëpi më shtëpi duke u shpjeguar qytetarëve elbasanas dhe banorëve të gjithë qarkut programin dhe qëlllimet thelbësore të FRD për të dalë fitimtare më 23 qershor.