Formula 1


Raikonen dhe Hemilton ngjiten në pod. Fetel paguan strategjinë, i katërti


Alonso duke festuar fitoren ne ShangaiËshtë rikthyer. Madje, ndoshta nuk ishte larguar kurrë. Si të gjithë kampionët e mëdhenj, edhe Fernando Alonso përmirësohet pas një gabimi surprizues si ai i bërë në Sepang dy javë më parë. Piloti spanjoll i Ferrarit triumfon i vetëm në Shangai në fund të një gare të dominuar që nga kthesat e para dhe me një strategji më në fund bindëse dhe, mbi të gjitha fituese. “Samuraji” i “Kokëkuqes” la pas shpinës Raikonen dhe Hemilton, ndërsa Fetel pagoi një strategji të ndryshme, duke e mbyllur i katërti dhe jashtë podit, edhe pse gjithnjë i salduar në krye të klasifikimit të përgjithshëm. Botërori duket më i hapur se kurrë, falë talentit të Alonsos edhe një herë të aftë të lartësojë potencialin e një Ferrari absolutisht kompetitiv, pavarësisht vendit të shtatë të Masës. Start i mirë për Hemiltonin dhe Ferrarëve të Alonsos dhe Masës, ndërsa e nis keq Raikonen me Lotus. Dy njëvendëshet e “Kokëkuqes” ushtrojnë presion ndaj anglezit të Mercedesit, që në xhiron e pestë dorëzohet, pasi parakalohet nga Alonso. Që nga ai moment, renditja ndryshon në çdo xhiro për shkak të strategjive të ndryshme të skuadrave. Një ndërthurje emrash, që çon në krye edhe MekLarenin e Batën dhe Sauberin e Hunkelberg. Fetel, ashtu si dhe Batën, e nisën me gomat e mesme të përdorura të shtunën në prova, por fiton disa pozicione. Pas 30 xhirove në krye është sërish Alonso i ndjekur nga Red Bulli i Fetel. Fundjava kineze shkoi keq për Veberin e nisur nga bosket, që goditet Vernje, kthehet në bokse, por pak kthesa më pas tërhiqet nga gara, pasi humbi një gomë. U detyrua të tërhiqet edhe Rosberg për probleme në makinë. Xhirot e fundit të garës ndezin zemrat e të gjithë të apasionuarve. Alonso në krye ndalet në bokse 15 xhiro para fundit për “pit-stop”-in e fundit për të montuar gomat e mesme, ndërsa Fetel e rimerr kreun, por me një tjetër furnizim të programuar. Por tri herë kampioni i botës ndien vështirësi të mëdha në garë dhe vetëm pak xhiro më pas pëson një tjetër parakalim nga Alonso. Spanjolli duket i pakapshëm, ndërsa Fetel shumë shtrenjtë strategjinë e studiuar në fundjavë, duke u ndalur edhe një herë në për të montuar gomat “soft”. Zgjedhje që e penalizon gjermanin, që parakalohet më pas nga Raikonen e Hemilton, pavarësisht një fundi drithërues, i cili shikon si protagonist absolut kampionin e botës në një rikuperim të dëshpëruar, por që ndalet më pas nga flamuri i shahut. Ishte shumë vonë.