koreja e veriut, lufteForcat ushtarake të Koresë së Veriut kanë kërcënuar të martën se do të sulmojnë Korenë e Jugut nëse aktivitetet “anti-koreano verior” nuk ndalen.


Sipas medieve lokale, gjatë një demonstrate të një grupi konservativ në Seul të hënën, është djegur portreti i liderit koreano-verior Kim Jong Il, çka ka shqetësuar Veriun, raporton agjencia e lajmeve koreano-jugore Yonhap.


“Komanda Supreme e Ushtrisë Popullore të Koresë ka lëshuar të martën një ultimatum në drejtim të grupit të kukullave të Koresë së Jugut”, ka shkruar agjencia shtetërore e lajmeve në veri, duke shtuar se ushtria e konsideron djegien e portretit si një “akt të pafalshëm dhe mizor”.


Pheniani ka kërkuar që Jugu t’i kërkoj ndjesë për këtë akt anti-koreano verior, dhe se do të marr masa shpagimi nëse nuk ndalen fyerjet.


Koreja Veriore ka festuar të hënën 101 vjetorin e lindjes së Kim Il Sung, themeluesit të shtetit dhe gjyshit të liderit aktual Kim Jong Un.


16 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)