Autorët e ngjarjes dyshohen dy persona nga Libohova. U gjejnë pantallona dhe doreza me gjak


doreza dhe pantallonat e krimit ne dropull (1) Policia në Gjirokastër ka ndaluar dy të dyshuar si autorë të grabitjes në fshatin minoritar Vodhinë, ku gjatë përleshjes me grabitësit mbeti i vdekur 78-vjeçari Pandeli Maglara, ndërsa u plagos bashkëshortja e tij. Dy të dyshuarit që janë vënë në pranga nga policia janë Ardian Qopekaj dhe Dashamir Kamo. Policia bën të ditur se ka prova që implikojnë të ndaluarit në këtë ngjarje. Mësohet se Qopekajt iu gjetën doreza me njolla gjaku, që mendohet se janë të viktimës, ndërsa të arrestuarit tjetër iu gjetën një palë pantallona, po me njolla gjaku. Njëkohësisht, Adrian Qopekaj dyshohet si autor i një sërë vjedhjesh të kryera në kishat e fshatrave të Dropullit. Policia e Gjirokastrës deklaroi dje se arrestimi i 25-vjeçarit Qopekaj dhe 42-vjeçarit Kamo, të dy banues në Libohovë, u bë pasi në sendet e sekuestruara janë gjetur njolla gjaku, që i përkasin viktimës.


doreza dhe pantallonat e krimit ne dropull


Sipas të dhënave, gjatë këtyre ditëve, nga ana e grupit të punës, në bashkëpunim me një grup ekspertësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë u shoqëruan në ambientet e policisë 31 persona dhe u kryen 22 kontrolle banesash. Nga kontrolli i ushtruar, në makinën e Qopekajt u gjetën një palë doreza me njolla gjaku në makinë, ndërkohë në banesë iu gjetën një arkë me fishekë, një kapsollë detonatore, 12 ikona të vjedhura në kishat e Dropullit. Ndërkaq, atij iu gjetën edhe disa vegla pune, të vjedhura në magazinën e një tregtari në Libohovë. Ndërsa nga kontrolli i kryer në banesën e Dashamir Kamos u gjetën një palë xhinse me njolla gjaku. Kështu, policia bëri arrestimin e të dyshuarve për ngjarjen që ndodhi të shtunën e javës që lamë pas, kur grabitësit u përleshën me të zotët e shtëpisë, në tentativë për të grabitur banesën e tyre. Për pasojë mbeti i vdekur 78- vjeçari, ndërsa u plagos gruaja e tij, Evanthia. Zhurmat zgjuan të moshuarin, i cili u gjend ballë për ballë me grabitësit. Në tentativë për t’i nxjerrë ata nga banesa, të moshuarit i goditën kokën në lavaman, çka i shkaktoi dhe vdekjen. Më pas, agresorët sulmuan gruan e moshuar, e cila kërkonte ndihmë me zë të lartë. Ata e goditën dhe i mbyllen gojën me plastmas. Re. Rre.