meta me mooreKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Drejtorin për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit, z. Jonathan Moore në selinë e partisë. Meta dhe Moore biseduan mbi situatën politike në vend, dhe mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente me qëllim avancimin e axhendës evropiane të Shqipërisë.


“Pseudomaxhoranca duhet të reflektojë urgjentisht përndryshe do të mbajë të gjitha pasojat dhe të gjitha për përgjegjësitë për çdo problem dhe përshkallëzim të tensionit në vend. Vendi ka nevojë për procese konstruktive, transparente, kushtetuese, të ligjshme. Nuk mendoj se është dorëheqja e anëtarëve të KQZ-së ajo që e ka futur në ngërç institucionin.


Kjo është situata më e pamerituar politikisht që po kalon vendi, aq më tepër në prag të një evenimenti kaq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, sikurse është ai që ka të bëjë me realizimin e zgjedhjeve të 23 qershorit”, deklaroi Meta pas takimit me Moore. Kreu i LSI-së ka vlerësuar se situata është tepër shqetësuese dhe po bëhet shantazh i qartë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj opozitës për të vënë dorë mbi zgjedhjet duke vënë dorë mbi qeverinë e pavarur të zgjedhjeve. “Kemi edhe shumë simptomave të tjera shqetësuese dhe kritike. Nuk ka nevojë për dhunë si ajo që u ushtrua me kartona në Parlament dhe është momenti për të reflektuar përpara se të jetë vonë”, tha ai.


17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)