Kush zotëron tokë dhe që ia shet dikujt për qëllime bujqësore nuk do të paguajë taksën 10 për qind të tatimit mbi të ardhurat. Kjo masë vjen në vazhdën e lehtësive të qeverisë për fermerin, por ekspertët e fushës dyshojnë se këto janë nderet e fundit të qeverisë në ikje sa i takon mafies së transaksionit me pronat. Në Kuvend u diskua mundësia e heqjes së takës edhe në rastet kur toka dhurohet, skemë e përdorur masivisht mes pjesëtarëve të familjes. Ky variant u hodh nga opozita dhe mbeti për t’u diskutuar në ditët e ardhshme. Nga heqja e taksës, efekti në buxhet parashikohet të arrijë në rreth 300 milionë lekë në vit.