funerali i thecereMbretëresha Elizabeth dhe personalitete nga e gjithë bota, pritet të marrin pjesë sot në varrimin e Margaret Thatcher, ish-kryeministres britanike në vitet 1979-1990, e njohur ndryshe edhe si “Zonja e Hekurt”.


Arkivoli i saj pritet të përcillet me nderime të larta ushtarake, nëpërmes rrugëve të Londrës deri në katedralen e Shën Palit.


Ish-kryeministrja e parë dhe e vetme femër në qeverinë britanike, Margaret Thatcher vdiq më 8 prill, në moshën 87 vjeçe.


Më shumë se 2000 njerëz pritet të përcjellin ceremoninë mortore, përfshirë këtu edhe tre ish-sekretarë amerikan të shtetit, Henry Kissinger, George Schutz dhe James Baker.


17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)