Rritet numri i viktimave të sulmit në Boston. Një pjesë e të plagosurve humbën gjymtyrë


bomba bostonAutoritetet në qytetet e mëdha amerikane kanë rritur masat e sigurisë pas shpërthimeve vdekjeprurëse të së hënës në Boston.


Në Los Anxhelos janë vendosur policë shtesë në pikat e transitit dhe në vende të tjera publike. Policitë në Nju Jork, Uashington, Las Vegas, Detroit dhe Atlanta thonë se janë duke vëzhguar ngjarjet nga afër.


Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë dërguar në Boston personel për të ndihmuar. Prokurori i qarkut, Daniel Conley, thotë se ndihmë ka ardhur nga shumë shtete.


“Policia dhe personeli mjekësor nga i gjithë rajoni kanë dërguar dhjetëra, ndoshta qindra vullnetarë, për të na ndihmuar këtu në Boston. Kjo është ajo që amerikanët bëjnë në kohën e krizës, ndihmojnë njëri-tjetrin”.

Runners continue to run towards the finish line as an explosion erupts at the finish line of the Boston MarathonRreth orës 14:50, të hënën, Bostonin e kanë tronditur dy shpërthime. Pak minuta më vonë nga vendi i ngjarjes raportuan televizionet amerikane, prej CNN e deri tek “Fox News”-i ku shihen fotografi të njëjta, të njerëzve të plagosur nga shpërthimet dhe atletë të frikësuar të maratonës. Gjithandej të plagosur dhe njerëz duke ikur në panik. Pak më vonë për ngjarjen u informua edhe presidenti amerikan Barack Obama, si dhe të gjitha autoritetet e rëndësishme amerikane. Presidenti Obama, në një fjalim të shkurtër, tha se të gjithë aktorët apo grupet që qëndrojnë pas këtij atentati do të zbulohen dhe do të nxirren para drejtësisë. Njëkohësisht policia dhe organet e sigurisë forcuan masat e sigurisë pranë Shtëpisë së Bardhë dhe të gjitha objektet e rëndësishme amerikane në Nju Jork, Uashington dhe në gjithë qytetet e tjera. Maratonat janë të planifikuara edhe në Nju Jork, në Çikago dhe më pas edhe në Londër. Kudo mbretëron shqetësim për mundësinë e sulmeve.


Megjithatë, vëmendja më e madhe u kushtohet sulmeve me bomba në Boston, ku sipas të dhënave të deritanishme u vranë të paktën 3 dhe u plagosën mbi 150 persona. Autoritetet njoftojnë se të paktën 10 persona po luftojnë për jetën. Nga fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet rrëmujë e madhe, tym dhe panik. Televizionet amerikane menjëherë flisnin për dhjetëra të plagosur.


Se kush është pas sulmit, mbetet mister. Hetimet kanë qenë intensive gjatë 24 orëve të fundit në kërkim të autorëve të mundshëm të bombave, të cilat ishin krijuar duke përdorur dinamit të mbërthyer me koracë hekuri për të shkaktuar dëme më të rënda për viktimat e sulmit.