shperthimi-texasNjë shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një impiant plehrash kimikë në Uako të Teksasit.


Raportet flasin për së paku 15 persona të vdekur dhe mbi 200 të tjerë të plagosur.


Shkaku i shpërthimit nuk ka qenë i njohur menjëherë. Pamjet televizive kanë treguar shtëllungë të madhe tymi dhe disa ndërtesa të përfshira në zjarr.


Guvernatori i Teksasit, Rick Perry, ka thënë se ka mobilizuar burimet shtetërore për të ndihmuar autoritetet lokale në menaxhimin e incidentit.


18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)