Foto ilustruese

Foto ilustruese


Një punëtor 42-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së shtunës në Përmet, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Autoritetet lokale bëjnë me dije se shtetasi Bilbil Lumani ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të voltazhit të lartë.


Sipas burimeve, ai ka qenë duke shkarkuar disa materiale me një makinë pune, vinçi i të cilës ka prekur rrjetin elektrik, duke i përcjellë rrymën vdekjeprurëse.


Autoritetet kanë kontaktuar familjarët e viktimës për t’i vënë në dijeni për ngjarjen e rëndë që i ka marrë jetën njeriut të tyre.


20 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)