aksident ne pogradecNjë aksident më pasojë vdekjen e një të riu është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Gështenjas të Pogradecit.


19 vjeçari Ilirjan Hyzellari ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja duke e lënë në mes të rrugës të riun e pajetë.


Policia ka nisur menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin e aksidentit të rëndë.


20 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)