Luani i Epirit – Ali Pasha dhe Suli
Botimet: “Toena”
“Luani i Epirit-Ali Pasha dhe Suli” i autorit Spiro Mela nga Akademia e Athinës është në vazhdën e botimeve mbi atë çfarë autorë të huaj kanë sjellë mbi figurën e Ali Pashë Tepelenës. Figura e këtij personazhi të rëndësishëm të historisë shqiptare vijon të jetë frymëzuese për studiuesit apo historianët, të cilët shpesh u rikthehen arkivave duke zbuluar e duke na dhënë një dimension tjetër të jetës dhe figurës së tij. Ky libër do të promovohet më 23 prill, i shoqëruar nga një ekspozitë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit.
