ramaPartia Socialiste prezantoi platformën e saj diplomatike para ambasadorëve të vendeve të huaja të akredituar në vendin tonë. Në konferencën “Shqipëria europiane në rajon dhe botë”, Edi Rama deklaroi se “politika ka forcën për të ndryshuar për mirë jetën e njerëzve. Sfida për ne është bërë më e madhe dhe kërkon që të jemi në lartësinë e zhvillimeve.”


Rama kritikoi frymën nacionaliste në vend, duke vënë re se Shqipëria nuk mund të frymëzojë ‘fantazmën e Ballkanit’. “Ne dhe Kosova duam të integrohemi në Bashkimin Evropian si anëtarë me të drejta të plota dhe qytetarët tanë të gëzojnë liri dhe të drejta të plota. Për të qenë partnerë seriozë nuk mund që të ushqejmë fantazmën e nacionalizmit dhe të vidhen zgjedhjet. Partneriteti me SHBA dhe BE është në funksion të një Shqipërie demokratike”, theksoi Rama.


Kreu i PS-së premtoi se pas ardhjes në pushtet PS do i japë cilësi të re procesit të anëtarësimit në BE dhe do të angazhohet për njohjen e Kosovës nga 5 shtetet evropiane që ende nuk e kanë njohur.


“Pas 23 qershorit duam ti japim shpejtësi dhe cilësi të re procesit të anëtarësimit në BE. Besojmë se duke i dhënës cilësi të re integrimit dhe demokracisë në Shqipëri mund të mbështesim Kosovën më mirë qoftë për liberalizimin e vizave dhe njohjen nga 5 shtetet. Me ne në qeverisje Kosova do ketë një status të ri, status strategjik në politikën e Jashtme të Shqipërisë, përmes një traktati mbledhjesh të përbashkëta qeverie ku të thellojmë strategjitë e bashkëpunimit në planin ekonomik, politik dhe social. Komitet ndërshtetëror, për legjislacionin tregtar me njëri tjetrin dhe me Bashkimin Evropian, dhe për të përfituar nga një proces i asocimit, integrimit dhe anëtarësimit në BE”, theksoi Rama.


 


21 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)