Policia e LezhesNjë 40-vjeçar është plagosur mesditën e sotme në qendër të Lezhës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën kryesore kur Kastriot Përgega, ishte duke udhëtuar me automjetin e tij. Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri nga 30-vjeçari Albert Përgjini, i cili është larguar më pas me shpejtësi.


Përgega është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, e më pas është nisur drejt Tiranës  për shkak të gjendjes se rënduar. Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar  dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


22 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)