Një 33-vjeçar nga fshati Stojan të Matit ka tentuar t’i japë fund jetës duke i vënë flakën vetes.
Sipas policisë, shtetasi Gegë Stojani me banim në Laç ka shkuar në fshatin e Matit, ku ka kryer edhe aktin e rëndë ndaj vetes.
Pasi është lyer me benzinë 33 vjeçari ka vënë flakën vetes duke marrë plagë të rënda në trup. I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet që e çuan 33 vjeçarin drejt këtij akti, ndërkohë që policia lokale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
22 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)