Konflikti 


skerdilajd konomiGjykata e Tiranës ka pezulluar gjyqin civil për pronat e ish-gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua në muajin shtator të vitit 2011 në qytetin e Vlorës. Vendimi është marrë disa javë më parë dhe tashmë nuk do të zhvillohet asnjë seancë gjyqësore me qëllim marrjen në shqyrtim të provave që ofrojnë të dyja palët e përfshira në debat. Shkak i këtij vendimi është bërë një proces penal që po zhvillohet në mënyrë paralele në Gjykatën e Tiranës, dhe që ka lidhje me çështjen në fjalë, për kthimin e një sipërfaqe toke në zonën e fshatit Hamallaj, sipërfaqe kjo që pretendohet se është në pronësi të familjes së gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi dhe trashëgimtarëve të fisit Toptani. Në vendimin e shkurtimit, gjykata ka qartësuar, duke vendosur pezullimin e gjykimit të çështjes civile nr. 975, akti me datë regjistrimi 11 korrik 2011 deri në përfundim e çështjes penale nr. 183 të vitit 2011.