martesat gejParlamenti i Francës ka miratuar një ligj i cili u lejon çifteve të gjinisë së njëjtë të martohen dhe të birësojnë fëmijë. Asambleja Kombëtare, e cila është Dhoma e Ulët e Parlamentit të Francës, ka miratuar ligjin në leximin e dytë dhe final, me 331 vota për dhe 225 kundër.


Legjislacioni ka qenë jashtëzakonisht përçarës në Francë dhe ka shkaktuar protestat më të mëdha në disa vite.


Për të hyrë në fuqi, ai duhet të nënshkruhet nga presidenti Francois Hollande, i cili është mbështetës i tij.


Kundërshtarët, megjithatë, janë zotuar se do ta sfidojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese të Francës.


23 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)