INTOSAI


Me rastin e Ditës Botërore të Librit, KLSH, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare organizoi më 20 prill 2013 në Sallën Amerikane të kësaj Biblioteke promovimin e 10 librave të tij për standardet e fushës INTOSAI, për historikun e institucionit, marrëdhëniet e KLSH me Kuvendin, analizat e rezultateve të tij dhe tre numrat e vitit 2012 të revistës shkencore periodike “Auditimi Publik”. Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj, nënvizoi se “këto botime u vijnë në ndihmë jo vetëm audituesve në punën e tyre, por edhe qytetarit dhe vendimmarrësve publikë, për të kuptuar rolin thelbësor të auditimit suprem në përdorimin me efektivitet dhe eficiencë të parasë publike, e cila buron pikërisht nga kontributet e qytetarëve tatimpagues. Ato përmbajnë një këshillim profesional, si dhe komunikim me publikun dhe Parlamentin dhe me palët e tjera të interesit, profesionistet apo qytetarët e angazhuar në shoqërinë civile”.