LDK-ja


Sali Berisha & Nikolle LesiLidhja Demokristiane, e drejtuar nga Nikollë Lesi, ka refuzuar ofertën e PS-së për një koalicion politik, duke pranuar atë që i kanë propozuar dy të mandatuarit të PD-së, Bode dhe Bylykbashi. Në orën 15:00, Lesi doli nga selia blu, duke bërë të ditur se në orën 18:00 do të jetë Kryesia e LDK-së që do të vendosë koalicionin politik. “Është ofertë e shkëlqyer dhe demokristianët do të jenë të përfaqësuar këtë radhë në Parlament. Unë jam takuar me zotin Rama dhe oferta e PS-së u shqyrtua nga Kryesia e LDK-së dhe sot bashkë me atë të PD-së do të shqyrtohen dhe dilet në përfundime, megjithatë për mua me rëndësi është që të ngelemi me këtë koalicion, pasi janë forca që ecin përpara. Pra vota ime do të jetë pro ofertës së PD-së”, theksoi Lesi.