stefan fuleBashkimi Europian pret që Shqipëria të bëjë progres me zgjedhjet e 23 qershorit. Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle ka bërë të qartë në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim-Asociimit në Luksemburg, pritshmëritë për zgjedhjet dhe reformat e kërkuara në rrugën e integrimit.  “BE pret progres për sa i përket procesit zgjedhor. Do dërgojmë ekipe vëzhguesish për zgjedhjet e 23 qershorit”, tha Fule.


Në takim ka qenë e pranishme ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila shprehu angazhimin e plotë të Qeverisë për plotësimin e detyrimeve, përfshirë luftën kundër korrupsionit. Në këtë pikë, Bregu kujtoi se këtë detyrim nuk e kanë vetëm vendet që kërkojnë të integrohen, por edhe ato që janë tashmë pjesë e BE. Bregu theksoi edhe një herë se arsyeja përse nuk u votuan tre ligjet e integrimit, është bllokimi nga opozita.


“Rekomandimi u kushtëzua me votimin e tre ligjeve, pjesa më e madhe e kushteve për statusin janë përmbushur, mëkat që bashkëpunimi qeveri-opozitë u ndërpre”, u shpreh ajo.


23 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)