Policia e Shijakut ka arritur të parandalojë në kohë një ngjarje të rëndë dhe të neutralizojë një 37-vjeçar, që kërcënonte me armë fqinjin e tij.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, sqaruan se shërbimet e specializuara RENEA arritën përmes negociatave të neutralizojnë 37-vjeçarin Blerim Gjepalaj, i cili kishte qëlluar disa herë dhe vazhdonte të mbante në shënjestër banesën e 52-vjeçarit B. Gj. Sipas policisë, Gjepalaj tentoi të qëllojë edhe në drejtim të efektivëve.
Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se Gjepalaj kërkonte një shumë parash borxh nga djali i 52-vjeçarit, i cili nuk pranonte t’ia huante. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
24 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)