Opozita denoncoi nga salla e Parlamentit fushatën e qeverisë, që përmes koncesioneve po transferon si monopol tek privatët një sërë shërbimesh publike.
“Qeveria ka detyrim t’i ofrojë këto shërbime sociale, e natyrisht edhe ndihmën sociale, por kjo që po ndodh këtu është e shoqëruar në procedurë me mangësi të tjera, është dëmi më i madh që po i bëhet këtij vendi në fund të një mandati 8-vjeçar”, akuzoi socialisti Erjon Braçe.
Deputetët e opozitës thanë se përmes kësaj politike kostoja që po u ngarkohet qytetarëve tejkalon dhjetë për qind të Prodhimit Kombëtar.
“Janë mbi 1 mld euro që i paguajnë qytetarët e Republikës së Shqipërisë pa asnjë shkak, pa asnjë përmirësim shërbimi dhe natyrisht, pa asnjë përfitim të drejtpërdrejtë”, shtoi Braçe.
“Të gjitha këto janë në kurriz të qytetarëve, që nuk ishin keq që monopoli nga dora e shtetit të kalonte po në monopol në duart e individit, por janë keq që tregu të hapet dhe të ketë konkurrencë”, tha nga foltorja e Kuvendit deputetja Mimi Kodheli.
Por, ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se qeveria do të vazhdojë t’i transferojë monopolet e shërbimeve publike tek privatët sepse sipas tij kjo politikë ul korrupsionin.
“Po ju them se deri më sot kam arritur të bëj 5 koncesione, por sikur të mundesha, do të bëja edhe 15 të tjerë, që i gjithë shërbimi publik shqiptar, çdo krimb që ushqen korrupsionin të mund të kalojë në duart e privatit për të rritur cilësinë e ulur gjobat ndaj qytetarit”, tha ministri Bode.
“Ata që u trembën kur u vendos kjo nismë dhe që ishin të interesuar për treg të konkurrencës, shkoni e pyetini nëse pullat fiskale janë gjë e mirë apo e keqe, e do të merrni përgjigje prej tyre, sepse unë e kam marrë ndaj atyre që e refuzonin në fillim”, shtoi ministri i Financave.
Pas debateve, Parlamenti miratoi me votat e shumicës kontratën që i jep koncesionin e skanimit në doganë një kompanie amerikane, e cila do të arkëtojë 39 euro për çdo automjet tregtar që kalon në doganat shqiptare.
Miratohen dekretet e Nishanit, opozita largohet nga salla
Pa pranine e opozitës, mazhoranca votoi dekretet e Presidentit te Republikës, Bujar Nishani për postet vakante në Gjykatën e Larte dhe atë Kushtetuese.
Xhezair Zaganjori ka marre 72 pro për emerimin në krye të Gjykates se Lartë, ku ashtu si në seancat e fundit kane votuar pro edhe deputetet e larguar nga e majta, Dritan Prifti, Kastriot Islami, Asllan Dogjani e Gjovalin Kadeli.
Po kaq vota ka marre edhe Adrian Thanxa si anëtar i Gjykates së Lartë, ndersa Tom Ndreca, emër i shumëdebatuar si anëtar i Kolegjit Zgjedhor në procesin e zgjedhjeve te Tiranes ne 2011, ka marre 71 vota pro. Nga ish-deputetet e së majtes, vetëm Dritan Prifti e ka votuar ate kundër, per emërimin e tij si anëtar i Gjykates së Lartë.
Lulzim Lelcaj eshte emeruar ne KLD me 71 vota pro, ndersa me i votuari ka qene Fatos Lulo, i cili emerohet anetar i Gjykates Kushtetuese.
Ai ka marre 74 vota pro, pasi per te kane votuar edhe dy deputete te LSI, Vangjel Tavo e Lefter Koka. Dekreti i Fatos Lulos ishte me i perfoluri pasi ai mbivendosi nje tjeter dekret te ish-presidentit Topi, i cili ne kete post kishte dekretuar nje tjeter gjyqtar, Artan Hoxhen. Por, ai nuk u hodh asnjehere ne votim, duke krijuar precedentin e mbivendosjes se dekreteve
25 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)