CEZ remonteCEZ Shpërndarje njofton se sot do të vijojnë kufizimet me energji elektrike, për shkak të një sërë remontesh në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas njoftimit të CEZ nga ora 09:00-15:00 do të ketë stakime të energjisë elektrike në këto zona të Tiranës: Mëzez, Valias, Kashar dhe Unaza e Re (pjesërisht), Yzberisht, fusha Misto Mame, Rinas.


Ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në Shijak e Sukth,pompat e ujësjellësit të Tiranës, Komunat Shkallë, Shupal, Shëngjergj, Zallbastar e Shën Mëri. Kufizime do të ketë edhe për konsumatorët privat pranë autostradës Sukth-Durrës-Maminas-Shijak.


Po ashtu njoftohet se do të ketë stakime të energjisë edhe në Komunat Kelmend, Melan, Maqellarë, Fushë Kuqe e Gorre në Peshkopi. Komunat Sevaster Llakatund e Qendër në Vlorë, si dhe Komunat Grabian e Tërbuf në Lushnje. CEZ Shpërndarje u kërkon konsumatorëve mirëkuptim për këto kufizime.


 


25 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)