Vritet në pritë një 65-vjeçar nga Lezha. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Torovicë, pranë qytetit të Lezhës.
Paraprakisht mësohet se 65-vjeçari Marash Kolndreu është qëlluar me armë zjarri sapo ka dal nga shtëpia. Ai u transportua me urgjencë për në spitalin rajonal, por nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra. Sipas mjekëve ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Janë ende të paqarta motivet që çuan në këtë ngjarje të vrasje, ndërkohë që policia po punon në disa prita. Policia ka nisur hetimet në vendngjarje, duke marrë nën shqyrtim së pari konfliktet që mund të ketë pasur Kolndreu me banorë të tjerë të Torovicës.
26 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)