Aktiviteti nën mbështetjen e Fondacionit “Dritan Hoxha”
Gara Mbarëkombëtare e “Albanian ICT Awards 2012” është finalizuar dje me një mbrëmje gala në “Hotel Tirana International”. “Creavity of the year” është vlerësuar Betim Drenica, ndërsa me medalje vlerësimi për këtë çmim është vlerësuar Fatjon Sakiqi dhe Labinot Bytyqi. “Diploma e vitit” është vlerësuar Bardh Lohaj, ndërsa me medalje vlerësimi, Oltion Prifti dhe Jetmir Sadiku. “Akademiku i vitit” është vlerësuar Marenglen Biba, ndërsa me medalje vlerësimi Ilir Çapuni dhe Neki Frashëri. “Ylli në ngritje i vitit” është vlerësuar Elio Qoshi, ndërsa medalje vlerësimi për këtë kategori ka marrë Genti Thaçi dhe Frenci Rakipi. “Mobiliteti i vitit” ka shkuar për Julian Kaninin, ndërsa me medalje vlerësimi është vlerësuar Klevis Mino dhe Vatan Beqrama. Juria e këtij kompeticioni ishte e përbërë nga emra të shquar të akademisë, biznesit dhe informatikës si Mira Mezini, Ismet Hamiti, Kozeta Sevrani, Endri Hasa, Endri Xhina, Arsen Kurti, Visar Jasiqi, Enkelejd Zotaj, Rahmil Limani dhe Igli Gjelishti. Gara ka qenë shumë e “nxehtë” në të gjitha kategoritë, çka do të thotë se juria është ndeshur përballë sfidave të ndryshme në vendimmarrjen e tyre profesionale dhe parimore, duke konsideruar se shumica e pjesëmarrësve dhe aplikacionet e tyre kanë qenë në nivele shumë të kënaqshme, me prurje nga profesionistë nga të gjitha trevat shqipfolëse si Mali i zi, Maqedonia, Kosova, Shqipëria si dhe shqiptarë me banim në vende të ndryshme të Europës. Ky aktivitet i rëndësishëm realizohet nga sponsorët “Raiffeisen Bank Albania”, “Vodafone Albania” dhe kompania “Albvision”, si dhe me mbështetjen e partnerit strategjik siç është Fondacioni “Dritan Hoxha” dhe mbështetjen e partnerëve të tjerë si “Protik”, AUK, AITA dhe “Microsoft”. Ky event synon të kthehet në një institucion të ri vlerësimi dhe promovimi të individëve të suksesshëm, në traditë të përvitshme mbarëkombëtare në sektorin ICT. Eventi synon të çojë përpara vlerat e ICT-së dhe të identifikojë vlerat më të mira individuale shqiptare në industrinë e ICT-së dhe të shndërrohet në një traditë të përvitshme për të nxjerrë në pah dhe për të shpërblyer profesionistët e shquar, udhëheqësit e suksesshëm dhe inovatorët shqiptarë në fushën e ICT-së