grabitet argjendaria ne fierNjë grabitje me maska dhe armë ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Fierit. Tre persona të armatosur dhe me kapuça në kokë kanë sulmuar një argjendari e cila ndodhet në qendër të qytetit, pranë xhamisë.


Ata janë futur brenda dhe kanë neutralizuar pronarin e argjendarisë duke e qëlluar me qytën e armës. Ndërsa pronari ka mbetur pa ndjenja në dyqan, ata kanë boshatisur të gjithë sirtarët duke marrë çdo gjë që gjendej brenda dhe janë larguar.


Mësohet se dyqani nuk ka pasur as kamera sigurie dhe kjo e ka vështirësuar punën e policisë për të shkuar tek autorët e këtij krimi.


28 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)