maksim begeja PRPartia Republikane kundërshtoi premtimet e Edi Ramës lidhur me çështjen e tokave. Duke iu referuar parullës “Toka i takon atij që e punon”, kjo parti tha se Rama i është kthyer premtimeve leniniste.


“Vizioni juaj anarkist, me reminishenca të hapura bolshevike, janë pasojë e një politike të pathelluar shteruese, madje egoiste që përbuz pronarët e vërtetë, që thellon edhe më tej problemet e pronës në vendin tonë. Ndaj do të ishin mjaft shqetësuese për partnerët tanë kombëtarë të cilët e njohin dhe vlerësojnë si të shenjtë pronën private. Partia Republikane është e bindur se këto premtime do të priten me indiferentizëm dhe pasivitet nga elektorati, madje do të shpërfillen si karikatura të demokracisë”, deklaroi zoti Maksim Begeja, kryetar politik i PR për Qarkun e Tiranës.

28 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)