EDI-RAMA-Kreu opozitës Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e PS në Itali dhe Greqi, duke synuar koordinimin e strukturave me qëllimin final që sa më shumë emigrantë të vijnë për të votuar më 23 qershor.


“Shpresoj shumë që gjithë kjo përpjekje e bërë për më shumë se 2 vjet për të organizuar gjithë këtë rrjet njerëzish në funksion të zgjedhjeve do të na japë një vlerë të shtuar në rezultatin e


23 qershorit. Kam shumë besim që angazhimi juaj dhe eksperienca e shumë prej jush që merren me këtë punë, do të na mundësojë që votat e emigrantëve këtë herë të jenë realisht vendimtare, sidomos në qarqet ku mund të luajnë një rol shumë të madh”, tha kreu i PS, Edi Rama.


Në vijim të takimit Genci Kojdheli, nënsekretar për Emigracionin në PS prezantoi platformën e opozitës për emigrantët e cila synon që në bashkëpunim me qeveritë greke dhe italiane të zgjidhet problemi i siguracioneve shëndetësore që janë paguar nga emigrantët ndër vite dhe nuk u njihen.


Ndërsa Erjon Veliaj, Sekretar për Emigracionin në PS në fund të takimit u shpreh se vota e emigrantëve do të jetë përcaktuese në fitoren e zgjedhjeve nga PS.

28 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)