Legjionarët


Armando Sadiku dhe Odise Roshi kanë realizuar dy golat e vetëm shqiptarë të kësaj të shtune në kampionatet europiane.


Sulmuesi kuqezi i Luganos realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 të skuadrës së tij, që më pas u mund në shtëpi 2-3 nga Vil. Kjo humbje e afron Luganon me zonën e rënies nga kategoria, ndërsa për sa i përket aspektit personal, Sadiku arrin në kuotën e 18 golave, duke i përforcuar pozitat si golashënuesi më i mirë i Challenge League zvicerane. Goli tjetër vjen nga Bundesliga II gjermane, ku Odise Roshi, në minutën e 84-t, shënoi golin e tretë për skuadrën e tij në fitoren 3-1 në shtëpi ndaj Dinamos së Drezdenit. Në këtë ndeshje shqiptari është aktivizuar si zëvendësues në minutën e 74-t. Ky është goli i tretë për Roshin në këtë sezon të Bundesligës II.