berisha dajcKryeministri Sali Berisha pasi përuroi një sërë veprash publike në qarkun e Lezhës, inspektoi sot edhe një plantacion të mbjellë me shegë në komunën Dajç, në Zadrimë.


Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se atë çka kjo qeveri ka bërë në këto 8 vite duke ndërtuar infrastrukturën rrugore, në mandatin e ardhshëm do ta bëjë me vaditjen. “Ne, do të bëjmë gjithçka që ju të keni sistemet më moderne të vaditjes. Ne do të bëjmë gjithçka që ju çdo pëllëmbë tokë ta bëni të prodhojë, të prodhojë për ju, për mirëqenien tuaj”, premtoi ai.


Berisha nuk ka lënë pa akuzuar opozitën, që sipas mashtron.”Krahu tjetër është vetëm mashtrim. Kjo është e vërteta si drita e diellit, T’ju jap një shembull, e keni parë ju kur shkon nëpër takime dhe u thotë: për këta votojnë vetëm të varfrit. Zotëri, hajde njëherë në Zadrimë ti dhe shiko se kush voton për ne. Këta janë njerëz punëtorë, por të varfër nuk janë. Këta janë shumë punëtorë dhe historikisht kanë qenë ndër shqiptarët më punëtorë. Por edhe të varfrit po të na votojnë është një nder shumë i madh, sepse na votojmë me besimin dhe me shpresën se gjendja e tyre do të ndryshojë. Absolutisht, ne bëjmë gjithçka që gjendja e tyre të ndryshojë”, tha Berisha.


29 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)