drejtoria e policise tiraneHumb jetën aksidentalisht një 24-vjeçar nga Tirana. Ervin Mehdini është rrëzuar teksa udhëtonte me biçikletë dhe një shufër hekuri i është ngulur në trup, ç’ka i ka shkaktuar vdekjen disa minuta më vonë gjatë rrugës për në spital.


Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besa” në kryeqytet dhe fillimisht u raportua për një ngjarje kriminale. Por pas verifikimeve të kryera nga policia rezultoi se i riu ka humbur jetën aksidentalisht.


29 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)