1 muaj


Afati i komisionit hetimor do të jetë 1-mujor, përtej asaj që parashikon ligji për mandatin e Kuvendit, që mbaron më 7 maj


Rama


Lideri i PS-së, në një konferencë për shtyp, u shpreh se “dua të shprehem shumë i kënaqur që mora medaljen e radhës nga Partia Demokratike dhe nga kryetari i saj, që do të thotë komisionin hetimor të radhës”.


Biberaj


Nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, e cilësoi si qesharake vendimin e marrë nga PD-ja për ngritjen e komisionit hetimor për ngjarjen e veshit në Vjenë.


Copy of GHbAi20130415142233_15041380PS, antikushtetuese dhe bojkoton seancën. Kreu i PS: Hetimi i veshit, medalje për mua


BLEDAR HOTI


Mazhoranca miraton me tre votat e socialistëve të larguar, ngritjen e komisionit hetimor ndaj liderit të opozitës, Edi Rama, për të ashtuquajturin incident të 24 prillit në akademinë diplomatike të Vjenës. Kuvendi me votat e deputetëve të shkëputur apo të përjashtuar nga PS-ja si Gjovalin Kadeli, Asllan Dogjani dhe Kastriot Islami arriti ta kalojë këtë hetim me 71 vota pro. Opozita e bojkotoi seancën e Kuvendit përpara nisjes së votimit të projektligjeve, duke bërë që PD-ja të vihet në vështirësi për kalimin e nismës për hetimin e liderit të PS-së. Për këtë, Topalli ka ndërprerë seancën për një orë, me qëllim që në sallë të vinin deputetët, por mbi të gjitha Kryeministrin Sali Berisha, e cili po zhvillonte një takim elektoral në qytetin e Lezhës. Fillimisht, kryeparlamentarja Jozefina Topalli para nisjes së seancës mblodhi Konferencën e Kryetarëve për të përfshirë në procedura nismën e deputetëve të PD-së për komisionin hetimor parlamentar. Në mbledhjen e konferencës nuk morën pjesë përfaqësuesit e opozitës. Kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi për mediat se nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje pasi e konsideron si antikushtetuese procedurën e ndërmarrë, pasi nuk mund të ketë një hetim 4 muaj para mbylljes së mandatit të Kuvendit. Në kërkesën e tyre për ngritjen e këtij komisioni hetimor, PD-ja argumenton se; një ngjarje e shëmtuar, e verifikuar në këto rrethana, ka përcjellë në mënyrë energjike, sinjale dhe mesazhe të forta përkeqësuese, jo vetëm në drejtim të prishjes së imazhit të Shqipërisë në ambientin politik ndërkombëtar, porse ngjarja kapërthen edhe sjellje dhe qëndrime, të cilat dëmtojnë rëndë edhe integritetin moral, përkushtimin profesional, besueshmërinë politike dhe dinjitetin diplomatik, që shërbimit diplomatik i duhen garantuar nga kushdo, e aq më tepër nga përfaqësues politikë të brendshëm në vende jashtë territorit shqiptar. Është më se e nevojshme që zbardhja e plotë, e ftohtë, objektive dhe transparente e kësaj çështjeje, janë aksioni më i pakët që Kuvendi i Shqipërisë duhet të ndërmarrë, si në drejtim të rikuperimit të imazhit të Shqipërisë, ashtu edhe në rikuperim të funksionit dhe veprimtarisë dinjitoze dhe brenda ligjit të shërbimit diplomatik shqiptar. Komisioni do të funksionojë për një muaj, duke tejkaluar në këtë mënyrë edhe shpërndarjen e Kuvendit që ligji e parashikon në afatin maksimal, datën 24 maj. Komisioni Hetimor i përbërë vetëm me deputetë të PD-së do të drejtohet nga Fatbardh Kadilli dhe do të ketë në përbërje deputetët Paulina Hoti, Gerti Bogdani, Dashnor Sula dhe Luçiano Boçi.


Reagimet


Kryetari i PS-së, Edi Rama, e ka komentuar si një medalje ngritjen e tretë të komisionit hetimor në adresë të tij. “Dua të shprehem shumë i kënaqur që mora medaljen e radhës nga Partia Demokratike dhe nga kryetari i saj, që do të thotë komisionin hetimor të radhës. Edhe pse më duhet të them që nga komisioni hetimor, në komision hetimor, në komision hetimor ka një degradim të vazhdueshëm, siç është rrënimi i përgjithshëm i qeverisjes, rrënimi i përgjithshëm i rrugës logjike të komunikimit me popullin dhe me opozitën, rrënimi i përgjithshëm i vetë PD-së që sot është një parti familjare. Për sa i përket pastaj përmbajtjes ka vetëm një përgjigje. Kam parë se ka pasur një mbështetje shumë të madhe publike në rrjetet sociale propozimi i artistit të njohur shqiptar, Fate Velaj, për ta shpallur 24 prillin ditën kombëtare të shkuljes së veshit. Do ishte një ditë e bukur ku secili mund t’i shkulte veshin vetes ose t’i shkulte veshin kujtdo qoftë rreth e rrotull për çfarëdo nevoje për të reflektuar dhe për të përmirësuar veten dhe për të përmirësuar njëri-tjetrin. Është shumë paqësore si ide dhe do të ishte një ditë e veçantë në 365 ditët e vitit shqiptar. Ndërkohë që për përmbajtjen jam shprehur”. Edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta ka komentuar ngritjen e këtij komisioni hetimor. “Ne duam një Shqipëri pa politikanë përçarës, të cilët e kthyen para një jave Parlamentin në Parlamentin e ‘leshit’ dhe sot e kthyen në Parlamentin e ‘veshit’. Ne na duhet një Parlament që merret me shqetësimet kryesore të vendit dhe reformat që e integrojnë më shpejt në BE, larg akuzave dhe denigrimeve”, tha Meta nga Vlora.