Real Madrid


“Duhet të luajmë, të shënojmë shpejt një gol dhe të provojmë të realizojmë një tjetër. Nëse shënojmë menjëherë, situata do të ishte e ndryshme, por nëse luajmë si në një miqësore, siç bëmë në Dortmund, nuk ka asnjë shpresë për përmbysje ose për fitore”. Në prag të ndeshjes me gjermanët, Zhoze Murinjo beson te mundësia për të përmbysur rezultatin 4-1 të ndeshjes së parë në Dortmund. “Nëse luajmë me shpirtin e skuadrës, të cilin e kërkon një ndeshje e tillë, mund të bëjmë çdo gjë”. “A është kjo ndeshja ime e fundit në Champions në pankinën madrilene? Nuk mendoj se do të jetë kështu, është ndeshja më e rëndësishme e Realit në 10 vitet e fundit”, ka shtuar më pas trajneri i Realit, i cili në fund, theksoi se “në rast të një dështimi, përgjegjësia bie mbi trajnerin dhe unë e marr përsipër atë”.