Pre e grabitësve të banesave ka rënë edhe shtëpia e sekretarit për Rininë dhe Emigracionin pranë Partisë Socialiste, Erion Veliaj.
Mësohet se në banesën ku Veliaj jeton me të fejuarën e tij Ajola Xoxa në rrugën “Hoxha Tahsin” janë grabitur 2 lap-top si dhe bizhuteri. Ngjarja ka ndodhur me 25 prill por eshte bere publike vetem diten e djeshme.
Policia ka nisur hetimet ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vjedhja të ketë qenë e qëllimshme për shkak të detyrës politike të Veliajt
30 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)