musa ulqiniKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezantoi ditën e sot,e dy kandidatë për deputetë në qarkun e Shkodrës dhe Elbasanit, përkatësisht Mimoza Hafizin dhe Musa Ulqinin.


Në fjalën e tij gjatë këtij prezantimi Rama theksoi se pavarësisht se dy anëtarët e PS nuk u përfshinë në listat për deputetë në vitin 2009, kjo nuk i largoi ata nga PS apo idealet e tyre politike dhe nuk u pushtuan nga mllefi.


“Të gjithë bashkë do të bëjmë betejën tonë. Në grupin e PS secili ruan lirinë e tjetrit”, tha Rama gjatë prezantimit të kandidatëve.


Nga ana e saj, zonja Hafizi shprehu nderimin për përzgjedhjen e saj në këtë ekip, duke theksuar se lidhja e saj me PS është e gjatë. Ndërsa Ulqini u shpreh se përfaqësimi në një parti politike e tij, është përtej interesit vetjak.


1 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)