berisha mbledhjeKryeministri Sali Berisha risolli në mbledhjen e Qeverisë idenë për krijimin e mundësive për votimin e emigrantëve shqiptarë nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.


“Qeveria është e gatshme të krijojë mundësinë e votës online, apo çdo formë tjetër që të pranojë opozita, me qëllim realizimin e një detyrimi që e përmbushin të gjithë vendet perëndimore”, tha Berisha.


Sipas kreut të qeverisë, lejimi i votës së emigrantëve do ishte një shenjë respekti dhe e drejtë e patjetërsueshme e ndaj tyre.


“Ata të gjithë janë në listat e votimit, aksionerë të fuqishëm në zhvillimin e këtij vendi, nuk mund t’i privosh ata nga vendimi i madh që marrin shqiptarët në zgjedhjet e përgjithshme. Në serinë e bllokimeve të panumërta uroj që këto të jenë të fundit”, tha Berisha.


Sipas tij, ky propozim ashtu sikurse edhe ai për votimin e 16-vjeçarëve nuk pranohet nga lideri i opozitës, për shkak të frikës nga votat.


“16-vjeçarët mund të punësohen dhe të paguajnë taksa, por ata nuk po lejohen të votojnë”, tha Berisha.


2 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)