Autoritetet në Korenë Veriore kanë bërë të ditur se shtetasi amerikan me prejardhje koreane, Kenneth Bae, është dënuar me 15 vjet punë të detyruar.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë Veriore raportoi se amerikani është dënuar për “akte armiqësore” kundër regjimit komunist të Koresë Veriore. Bae ishte arrestuar në muajin nëntor të vitit të kaluar derisa hynte në Korenë Veriore në portin Rason. Miqtë e kanë përshkruar amerikanin Bae si punonjës turizmi.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Pheniani lirimin e shtetasit Bae, “për shkaqe humanitare”.
Ky dënim u bë në periudhën e tensioneve të larta ndërmjet Uashingtonit e Phenianit, lidhur me programet atomike dhe raketore të Koresë Veriore.
2 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)