Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA ka shprehur shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar për situatën parazgjedhore në Shqipëri, ndaj sipas tij OSBE do të dërgojë një mision të gjerë vëzhguesish në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Po vëzhgojmë me shqetësim sinjalet në rritje për dialogun konfliktual nga politika. Presim që procesi elektoral të jetë shumë konkurrues dhe në një klimë të vështirë”, është shprehur Zanier.
Më tej zyrtari i OSBE ka shprehur shqetësimin se zhvillimet në Shqipëri mund të minojnë stabilitetin e gjithë rajonit.
“Ne shpresojmë sqë nacionalizmi i tepruar të mos krijojë elemente të destabilitetit në rajon. OSBE ka investuar shumë në Shqipëri dhe nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e shkatërrimit të një investimi kaq të madh në vite”, tha ai.
2 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)