Terrorizmi


SHBA arrestimePolicia e Bostonit thotë se tre persona të tjerë janë ndaluar si pjesë e një hetimi të sulmeve vdekjeprurëse në maratonën e Bostonit dhe autoritetet po i akuzojnë ata se ndihmuan njërin nga vëllezërit e dyshuar, Dzhokar Tsarnaevm në ditët pas shpërthimeve të 15 prillit.


Zyrtarët e rendit dhe një avokat mbrojtjeje identifikuan dy të dyshuarit dje si qytetarë kazakëm që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara për të studiuar në Universitetin e Masaçusetsit në Dartmouth, e njëjta shkollë ku ishte regjistruar Tsarnaevi.


Dy të dyshuarit, të identifikuar si Dias Kadyrbayev dhe Azamat Tazhayakov, ishin ndaluar për mbi një javë nën akuzat se kishin shkelur vizat studentore. I dyshuari i tretë, një amerikan, nuk u identifikua nga autoritetet.


Autoritetet u thanë mediave amerikane se të dyshuarit mendohet se kishin zhdukur prova të lidhura me sulmet me bomba, ku gjetën vdekjen tre vetë dhe u plagosën mbi 250.