Akuza


kreshnik spahiuFryma e Re Demokratike deklaroi dje, se ndaj përfaqësuesve të kësaj partie politike dhe kandidatëve për deputetë, Partia Demokratike ka ndërmarrë një fushatë presioni dhe ndëshkimi politik. Këto akuza u artikuluan dje nga sekretari i burimeve njerëzore të FRD-së, Andi Seferi. Sipas tij, vetëm gjatë javës së fundit, në prag dhe pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të FRD-së, janë konstatuar dhe denoncuar nga strukturat e Frymës së Re Demokratike në të gjithë vendin të paktën 15 raste të shkarkimeve politike nga puna e anëtarëve, drejtuesve apo kandidatëve potencialë të FRD-së për në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ai theksoi se ky veprim tregonte se ndërsa qeveria fliste për integrimin dhe retorikën europiane, sjellja e saj është krejt e kundërt.