Seria A


Për të dytin vit radhazi, skuadra e Kontes fiton trofeun më prestigjioz


Juventus feston titulli, vajza mban numrin 31Juventus është kampion i Italisë. Në sezonin e dytë radhazi. Zyrtarizimi erdhi kundër Palermos. Në stadiumin e saj, të tejmbushur, “Zonja e Vjetër” fiton, dominon dhe merr në shtëpi titullin e 29. Një ritëm i çmendur dhe konstant, siç e demonstron historia e këtij sezoni, të cilin e ka kryesuar që nga dita e parë deri tek e fundit. Golin për titull e realizoi Vidal me penallti (gjyqtari e gjykoi 11-metërsh ndërhyrjen e Donatit ndaj Vuçiniç), dhe është simbolik: kiliani, i cili ka shënuar më shumë se të gjithë (15 gola) për skuadrën e Kontes, dhe zbulimi i Pogba kanë qenë fytyrat e titullit të dytë të fituar radhazi (kujtojmë, pas dy vendeve të shtata, edhe ato radhazi). Meritë e Kontes, e një skuadre, që e ka ndjekur me mish e me shpirt, ndoshta duke shkuar edhe përtej limiteve falë një mentaliteti fitues obsesiv. Meritë e një dëshire të çmendur për të udhëhequr dhe për të ngritur trofe. Dëshirë që nuk ka dështuar as dje pasdite, pas një pjese të parë që na kishte bërë të dyshojmë. Zgjimin ia ka bërë shtylla e Miçolit, të cilit Juve i është kundërpërgjigjur duke shënuar dhe humbur disa raste për dyfishimin. Menjëherë u shfaq titulli në “Curva Sud”, në atë moment “Juventus Stadium” nga i turpshëm u shndërrua në i papërmbajtshëm. Të gjithë të lumtur dhe të ngazëllyer. Dhe ishte vetëm fillimi. Në mbrëmje një autobus i zbuluar u ka dhuruar lojtarëve pasarelën mes dy krahëve të turmës në qytet, nga parku “Valentino” deri te sheshi “Solferino”. Bilanci i triumfit është 26 fitore, 5 barazime dhe vetëm 4 humbje. Një dominim, që në Itali nuk u vu kurrë në diskutim, i bazuar në një soliditet mbresëlënës në mbrojtje (vetëm 20 gola të pësuar në 35 ndeshje), mbi një mesfushë potenciale, ku përfundimisht është shenjtëruar fenomeni i datëlindjes 1993 i quajtur Paul Pogba, ku regjia e Pirlos ka ndriçuar si zakonisht, dhe mbi një sulm pa yje të vërtetë, por i aftë të shndërrojë në protagonistët e radhës të tillë si: Vuçiniç, Xhovinko, Matri e Kualjarela. Konte ka krijuar një armatë perfekte që në Itali nuk ka rivalë dhe që për të qenë kompetitive edhe në Europë, ka nevojë për ndonjë ndërhyrje. Duhet të përforcohet një grup tashmë i fortë. Me të tillë si Vidal, Pogba, Bonuçi mundet vërtet të hapet një cikël i gjatë dhe fitues, ndoshta duke imituar atë të Lipit në fundin e viteve ‘90.