Dy persona janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Sipas policisë, shtetasit Dede dhe Luigj Vuka janë ekzekutuar me armë zjarri për arsye ende të panjohura, ndërkohë që autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por sipas bluve të qytetit verior është identifikuar autori dhe ka nisur puna për kapjen e tij.
Ende nuk ka të dhëna të plota lidhur me shkaqet e ngjarjes së rëndë, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë.
6 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)