qeni1


Në një video mjaft të ndjerë shihet se si qeni Toby përqafon mikun e tij më të mirë, vogëlushin Carter, i cili është i sëmurë dhe është shtrirë në divan duke parë filma me kartonë. Kur nëna e vogëlushit, Devin Crouch nisi të fiksonte këtë pamje të bukur, putrat e qenushit Toby vendosen rreth trupit të Carter, njësoj sikur e përqafon.


qeni


Toby u shpëtua nga familja Crouch pasi ishte braktisur nga familja e mëparshme dhe me ardhjen në jetë të vogëlushit Carter ata u bënë dy miq të pandarë.


21 janar 2015 (gazeta-Shqip.com)