Ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin, ka bërë apel që bashkitë duhet të jenë në gjendje për të tërhequr të ardhurat nga taksat dhe të dinë si t’i investojnë.


Në konferencën “Roli i bashkive në proces integrimi”, Vlahutin tha se decentralizimi vendor është thelbësor për Shqipërinë.


“Është e qartë që decnetralizimi i famshëm fiskal është thelbësore. Më lini të marr shembullin e Kukësit që është një prej zonave më të varfëra në Shqipëri. Të paktën 70% e energjisë në nivel kombëtar prodhohet atje dhe bashkia nuk merr asnjë përfitim financiar. Edhe në Bulqizë nga industria minerare dhe 5% e të ardhurave i shkojnë bashkisë e cila ka nevojë për fonde. – tha Vlahutin. – Bashkitë duhet të përfitojnë nga bizneset që punojnë në territorin e tyre. Unë kam qenë në Mirditë, ku i gjithë rajoni mund të përjetojë një rilindje të biznesit me një shumë prej 25 mln eurosh që mund të investohet në prodhimin e verës. Bashkitë duhet të jenë në gjendje që të mbledhin të ardhurat e tyre dhe ti investojnë në shërbime të qytetarëve”.


Sipas saj, “është thelbësore që faza e ardhshme e përafrimit të Shqipërisë me standardet e BE të bëhert në bashkëpunim të plotë me njësitë vendore. Megjithatë kjo kërkon investim të mëtejshme që vendi të bëjë zgjedhje optimale politikash. BE do të jetë një partner i fortë dhe i besueshëm në të gjitha ambicjet tuaja për të krijuar bashkësi të begata vendore”.


26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)