Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë së BE-së dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson‏ ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Nëpërmjet një ‘cicërime’ në Twitter ai ka uruar Gëzuar Ditën e Europës nga kryeqyteti shqiptar, ku ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit, një takim me kryeministrin Edi Rama.


“Takim i mirë me kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal në hapat përpara për BE-në, samitin e ardhshëm në Sofie, reformën në drejtësi dhe vettingun”, shkruan Danielsson.


Më tej ai thekson se “ecja me hapat pozitivë të momentit në kuadër të  reformave – në veçanti në sektorin e Rregullave dhe Ligjit – është çelësi për të përparuar në rrugën drejt BE-së”.




Ai gjithashtu thekson se ka patur “një diskutim shumë produktiv me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.


“2018 është një vit jetësor për marrëdhëniet BE-Shqipëri. Shfrytëzimi i dritares aktuale të mundësive, dhe ndjekja e reformave ambicioze që do të sjellin përfitime të përhershme për qytetarët është thelbësore në rrugën drejt BE-së”, nënvizon ai.


9 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)